Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Shorti i fazës grupore të Champions League 2022/23 - super duele dhe spektakël i garantuar

Shorti i fazës grupore të Champions League 2022/23 - super duele dhe spektakël i garantuar


25 August, 2022 @18:45

Vetë mënyra e ndarjes së ekipeve në vazo, premtoi duele, ndërsa vetë shorti, i solli ato në realitet, derisa mbrojtësi i titullit të kampionit të Evropës Real Madrid ka gjetur kundërshtarin më të lehtë të mundshëm nga vazoja e dytë.

Grupi C dhe Grupi H - lirisht mund të llogariten si grupe të vdekjes, ku ndeshen super ekipet Bayern, Barcelona, Inter dhe Paris, Juventus e Benfica.

Për të mos e zgjatur më tepër, shijoni vetë shortin dhe llogaritni duelet, duke i parë grupet e mëposhtme.

GRUPI A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers.

GRUPI B: Porto, Atletico, Leverkusen, Brugge.

GRUPI C: Bayern, Barcelona, Inter, Plzen.

GRUPI D: Eintracht, Tottenham, Sporting, Marseille.

GRUPI E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo.

GRUPI F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar, Celtic.

GRUPI G: Manchester City, Sevilla, Dortmund, Kobenhavn.

GRUPI H: Paris, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League