Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA - BRITANIA E MADHE

Shpresat shuhen

Shpresat shuhen


7 August, 2019 @22:27

Tashmë gjasat për t’u kualifikuar Kosova në fazën tjetër të kualifikimeve për Eurobasket 2021 janë zvogëluar shumë.

Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Luksemburgu, Kosova sonte ka pësuar edhe nga Britania e Madhe me rezultat 63-71 në kuadër të parakualifikimeve drejt Eurobasket 2021.

g

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi ngushtë në favor të Britanisë së Madhe (27-28), kurse Kosova me të filluar pjesa e dytë e kapi një seri prej 5-0-ve.

Këndellja e britanezve nuk u vonua dhe ata e morën epërsinë përsëri gjatë çerekut të tretë.

Kosova në çerekun e katërt edhe pse nuk lejoi të krijohet diferenca në rezultat, nuk arriti të kalojë në epërsi dhe kështu e regjistroi edhe humbjen e dytë në grup.

a

Vetëm dy lojtarë te Kosova luajtën me pikë dyshifrore në ndeshje. Drilon Hajrizi me 17 pikë e Mikaile Tmusic me 11 pikë, derisa vlen të ceket edhe paraqitja e dobët e Dardan Berishës i cili luajti me 8 pikë, duke qenë i saktë vetëm një herë në 8 tentimet e tij nga vija e treshit.

Te Britania e Madhe u dallua Gabriel Olaseni me 15 pikë e 13 kërcime.

a

Kosova ndeshjen e radhës do ta luajë më 14 gusht kundër Luksemburgut, derisa i duhet të shënojë një fitore me mbi 8 pikë për të shpresuar në kalim tutje më pas në ndeshjen kthyese ndaj Britanisë së Madhe, të cilën gjithashtu duhet ta mposhtë me më shumë pikë epërsi në krahasim me disavantazhin në pikë në humbjen e sontme.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja