Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS SHITJA E BILETAVE

Shqipëri-Islandë, biletat në shitje

Shqipëri-Islandë, biletat në shitje


30 August, 2022 @11:13

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se që nga sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, ku Shqipëria pret Islandën në Tiranë.

Dy ndeshjet e fundit të Grupit 2 të Ligës B të Kombeve Shqipërinë e Edy Rejës e presin ndaj Izraelit (jashtë) më 24 shtator dhe më 27 shtator kjo ndaj Islandës.

TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe NDESHJET

E mira është që kuqezinjtë përkundër se janë pa fitore, me dy fitore potenciale ndaj dy kundërshtarëve të fundit - do të mund të fitonin Grupin 2 të Ligës B të Kombeve dhe në edicionin e ardhshëm të jenë pjesë e gjigandëve evropian në Ligën A të Kombeve!

Sa i përket biletave për ndeshje me Islandën, FSHF ka bërë të ditur se ato shiten në stadiumet Air Albania dhe Selman Stërmasi, por gjithashtu edhe online në bileta.fshf.org, derisa pas porte nisin me çmime prej 750 lekë, deri në 10 mijë lekë në tribunat W 102/103/106.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria