Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING

Shqipëria 3 vende më lartë, Kosova mbetet ku ka qenë

Shqipëria 3 vende më lartë, Kosova mbetet ku ka qenë


28 November, 2020 @20:01

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara në muajin nëntor.

Kështu, pas miqësoreve dhe atyre të Ligës së Kombeve, Shqipëria është ngritur për tre pozita në krahasim me muajin e kaluar në këtë renditje.

Kuqezinjtë nga pozita e 69 kanë arritur në pozitë të 66 të renditjes tabelare, ndërsa para tyre janë maqedonasit që gjinden në pozitë të 65.

Në anën tjetër, te Kosova nuk ka pasur ndryshim. Një fitore në Ligë të Kombeve, një humbje aty si dhe një humbje në miqësore - ka lënë Kosovën në pozitën 117, pas Koresë së Veriut 115 dhe Sierra Leones 116.


 
Të gjitha lajmet nga