Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA

Shqipëria publikon të ftuarit për ndeshjet e shtatorit

Shqipëria publikon të ftuarit për ndeshjet e shtatorit


29 August, 2020 @17:14

Është publikuar lista e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit shtator.

Më 4 shtator Shqipëria luan në Minsk si mysafire e Bjellorusisë, kurse më 7 shtator e pret Lituaninë në Tiranë. Ndeshjet janë të vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kombeve.

GRUPI I SHQIPËRISË

Për herë të parë me ekipin senior janë ftuar Armando Broja (Chelsea); Qazim Laçi (Ajaccio) dhe Ramën Çepele (Inter).

Lista e të ftuarve:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.

Mbrojtës: Ardian Ismajli, Enea Minaj, Kastriot Dermaku, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Frederik Veseli, Ramën Çepele, Elseid Hysaj, Lorenc Trashi, Hysen Memolla.

Mesfushorë: Ermir Lenjani, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Keidi Bare, Lindon Selahi, Qazim Laçi, Odise Roshi, Myrto Uzuni.

Sulmues: Florian Kamberi, Armando Sadiku, Armando Broja, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve