Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RENDITJA - SHTATOR 2020

Shqipëria s’lëviz nga pozita e saj

Foto: FSHF

Shqipëria s’lëviz nga pozita e saj


17 September, 2020 @15:02

Një fitore dhe një humbje për Shqipërinë në kuadër të përballjeve të Ligës C të Kombeve kanë bërë që ekipi i drejtuar nga Edi Reja të mos lëviz nga pozita e mëparshme e renditjes mujore të FIFA-së.

Në listën e publikuar sot, FIFA shfaq tabelën ku Shqipëria ka mbetur në pozitën e 66 të renditjes botërore, duke mos lëvizur as më lartë as më poshtë.

Mbi Shqipërinë ka arritur të dalë Maqedonia Veriore dhe Arabia Saudite, që janë ngritur për 2, përkatësisht 1 pozitë.

Kuqezinjtë mposhtën Bjellorusinë jashtë, ndërsa u mposhtën nga Lituania brenda në përballjet e para të Ligës C të Kombeve gjatë këtij muaji.


 
Të gjitha lajmet nga