Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VETËM DY DUELE KËTË FUNDJAVË!

Shtyhen dy ndeshje të Superligës

Shtyhen dy ndeshje të Superligës


17 November, 2023 @15:38

Para përballjeve të xhiros IX në Superligë, FBK dhe klubet kanë bërë të ditur se dy ndeshje janë shtyer në kuadër të kësaj xhiroje. Kjo, për shkak të angazhimit në ndeshje ndërkombëtare të ekipeve të Pejës dhe Trepçës.

Kështu, në xhiron e nëntë të elitës së basketbollit do të luhen vetëm dy duele, ndërsa Vëllaznimi pret Bashkimin, e Istogu Yllin. Të dyja ndeshjet luhen të shtunën, ku e para nis në ora 17:00, ndërsa e dyta në ora 19:00.

Duelet Peja-Prizreni dhe Prishtina-Trepça janë shtyer për datën 29 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga