UEFA
Shtyhet vendimi, Drita në pritje të Komisionit të Apelit
12 August, 2020 @16:36
Ka përfunduar mbledhja e mbajtur sot nga Komisioni diciplinor për rastin e ndeshje së anuluar në mes të Dritës dhe Linfield.
Komisioni diciplinor në bazë të argumenteve dhe rrethanave të krijuara për këtë takim, nuk ka mundur të vendos dhe këtë çështje e ka drejtuar në instancën e Apelit të UEFA-së.
Në vendim thuhet:
“Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21
UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim.”
Data e vendimit nga organet e Apelit të UEFA-së nuk është bërë e ditur.