Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KËRKUARI

Shumë ekipe pas Alabas

Shumë ekipe pas Alabas


19 January, 2021 @15:26

Real Madrid është një pretendent kryesor për 28-vjeçarin.

Kampionët spanjollë janë në kërkim të një mbrojtësi ndërsa Alaba ka edhe disa vite të mbetura për të luajtur në nivel të lartë.

Kishte pretendime në fillim të kësaj jave se lojtari kishte rënë dakord për një marrëveshje me Madridin dhe do të nënshkruante një kontratë katër-vjeçare në verë.

Përveç spanjollëve edhe Liverpool është ndër klubet që kanë qenë të lidhur me austriakun.

Anglezët nuk po nxitojnë për një nënshkrim këtë muaj, por mund të veprojnë për fund të sezonit.

Ndërsa Madrid mbetet favorit, Bild pretendon se Liverpool vazhdon garën së bashku me disa ekipe të tjera të Premier League.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga