Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLEKA & LUTETE

Si debutuan përforcimet e Bashkimit?

Si debutuan përforcimet e Bashkimit?


27 February, 2021 @21:55

Në ndeshjen e sotme në mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës debutuan edhe dy përforcimet e reja te prizrenasit, Obinna Oleka dhe Christian Lutete.

Amerikani Lutete i cili kishte ardhur në Prizren vetëm një ditë më parë, e mori menjëherë rolin e liderit te Bashkimi, duke u bërë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me gjithsej 31 pikë.

Ndërsa qendra Oleka ishte koshashënuesi i dytë më i mirë te Bashkimi me gjithsej 14 pikë.

Megjithatë, kontributi i tyre nuk mjaftoi që Bashkimi të evitojë humbjen me rezultat 88-99 ndaj Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga