PEJA
Si debutuan përforcimet e Pejës?
29 September, 2019 @22:37
Në ndeshjen e rikthimit në elitën e basketbollit kosovar, skuadra e Pejës e mposhti Prizrenin me rezultat 70-78 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Peja në këtë ndeshje luajti pa yllin Drilon Hajrizi, i cili mungoi për shkak të lëndimit, derisa përforcimet e reja treguan performanca të mira në parket.
Më i miri i ndeshjes ishte amerikani i natyralizuar Malcolm Armstead. Ai gjatë ndeshjes luajti me 28 pikë, 6 asistime e 3 kërcime, derisa ishte i saktë 77% nga tentimet për dy pikë, 80% nga vija e treshit (4 shënime, 5 tentime) dhe 100% nga gjuajtjet e lira.
I vetmi te Peja që luajti me pikë dyshifrore, përveç Armsteadit, ishte edhe Henrik Sirko.
Sirko luajti me double-double prej 17 pikëve e 13 kërcime, dersa i shtoi edhe 5 asistime në statistikat personale të tij.
Përforcimet tjera te Peja luajtën me këto shifra: Jordan Martin me 9 pikë, 10 kërcime, Ergin Grosha me 8 pikë e 3 kërcime, Beq Kovaqi me 5 pikë e 4 kërcime dhe Jamichael Morgan me 2 pikë e 5 kërcime.