Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PONTE PRIZRENI

Si debutuan përforcimet e Ponte Prizrenit?

Si debutuan përforcimet e Ponte Prizrenit?


27 February, 2021 @22:10

Humbjes dramatike sot përballë Trepcës, nuk mundën t’i bëjnë ballë as dy përforcimet e reja të Ponte Prizrenit, Kwame Vaughn dhe Landon Taliaferro, megjithëse dyshja pati paraqitje mjaft të mirë.

Vaughn në debutimin e tij shkëlqeu me 27 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime, duke u bërë koshashënuesi i dytë më i mirë i ekipit pas Divine Myles që kishte dy pikë më shumë.

Ndërsa snajperisti i ri i Ponte Prizrenit, Taliaferro, luajti me 18 pikë, ku prej tyre 15 i shënoi nga vija e trepikëshit.

Vaughn qëndroi në fushë për 46:19 minuta, derisa Taliaferro luajti 32:17 minuta.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga