VEDAT MURIQI
Si e kaloi Vedat Muriqi stinorin 2018/19 në Superligën Turke?
27 May, 2019 @13:38
Me ndeshjet e luajtura dje, përfundoi stinori 2018/19 në Superligën Turke.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, kaloi një stinor fenomenal me skuadrën Rizespor.
Skuadra Rizespor e përfundoi stinorin në pozitën e 11, me 9 fitore, 14 barazime e 11 humbje, ndërkohë që grumbulluan 41 pikë dhe i shënuan 48 gola.
Vedat Muriqi luajti në 34 ndeshje dhe në të gjitha ndeshjet ishte startues. Sulmuesi 25 vjeçar, duke shënuar 17 gola u bë sulmuesi i dytë me më së shumti gola në Superligën Turke.
Muriqi gjithashtu i bëri 8 asistime, derisa stinorin e mbylli me 3 karton të verdhë.
Përndryshe Vedati duke përfunduar i dyti në listën e golashënuesve të Superligës Turke 2018/19, pas tij ka lënë emra të njohur të futbollit si: Robinho, Papiss Cisse, Hugo Rodallega, Burak Yilmaz, Arouna Kone e Edin Visca.