Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARTEMIO FRANCHI

S’i konvenoi asnjërës

S’i konvenoi asnjërës


29 February, 2016 @22:56

Fiorentina dhe Napoli kanë pasur një ndeshje brilante sonte në Artemio Franchi, por fitues nuk kishte, ndërsa rezultati i barabartë s’i konvenoi në fund asnjërës palë. 

Marcos Alonso i dha epërsinë Fiorentinës në fillim të ndeshjes me një goditje me kokë pas kornerit, duke e dërguar topin në çoshe të portës, aty ku Pepe Reina nuk ka pasur mundësi të arrijë. 

Mirëpo, Napoli ia nisi nga mesi i fushës dhe shënoi për të barazuar përmes ‘Pipitas’ Gonzalo Higuain, që shfrytëzoi një top të gabuar të Alonsos kundërshtar. 

TABELA AKTUALE E SERIE A 

Më pas, Napoli kishte disa raste ideale për të shënuar gjatë ndeshjes, veçanërisht në pjesë të dytë, por nëse Fiorentina duhet të falenderoj për pikën e fituar sonte, atëherë ai është portieri i tyre rumun, Anton Ciprian Tatarusanu, që ka shpëtuar dy topa në një sulm napolitan. 

Elseid Hysaj ka qenë për 90 minuta në fushë në mbrojtjen napolitane dhe ajo që mund të thuhet për të është se Fiorentina më së paku ka kaluar nga ai krah gjatë ndeshjes. Hysaj ka pasur paraqitje mbi mesatare në këtë ndeshje. 

Në fund, Napoli mbetet 3 pikë larg liderit Juventus, derisa Fiorentina mbetet në pozitë të katërt duke mos arritur ta kalojë Romën, që është e treta dhe me pikë të njejta. 

Fiorentina 1-1 Napoli All Goals and Full… by tvspors


 
Të gjitha lajmet nga