KLOSE

REUTERS/Giampiero Sposito
S’jemi për Champions
9 June, 2013 @16:46
Miroslav Klose, sulmuesi me përvojë të jashtëzakonshme ka festuar ditëlindjen e 35-të në Romë, duke i konfirmuar ekipit të tij Lazio, se do të qëndrojë deri në fund të kontratës me biancocelestët.
“Kam kontratë deri në qershor të vitit 2014 dhe definitivisht do të qëndrojë me Lazion,” i ka thënë gjermani, R-Sportit italian.
Lazio, ku luan edhe kosovari Lorik Cana, është kualifikuar në Europa League pasi që e ka mposhtur Romën në finale të Kupës italiane, ndërsa stinorin e ka përfunduar në vendin e shtatë të renditjes tabelare.
“Lazio nuk është ende e gatshme për të garuar në Ligën e Kampionëve,” ka shtuar ndër të tjera Klose, duke folur për skuadrën e tij.
Sulmuesi Klose, ka shënuar 32 gola në 71 ndeshje zyrtare me biancocelestët, duke qenë njeriu më i rëndësishëm i skuadrës romake.