Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - SLOVAN BRATISLAVA

S’ka përmbysje, Nikli eliminohet nga Slovan Bratislava

S’ka përmbysje, Nikli eliminohet nga Slovan Bratislava


30 July, 2019 @19:51

Pas humbjes 2-1 në Sllovaki javën e kaluar, Feronikeli u mposht me rezultat 0-2 nga Slovan Bratislava në Prishtinë, për t’u eliminuar kështu nga rrethi i tretë eliminator i Europa Leagues.

Për epërsinë 0-1 të mysafirëve shënoi De Marco në minutën e 19’ të ndeshjes pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, derisa ndeshja u mbyll përfundimisht nga goli i Holman, i cili në minutën e 54’ shënoi për 0-2 dhe kështu shpresat e Niklit për kalim tutje u shuan plotësisht.

Pak para përfundimit të ndeshjes me karton direkt të kuq te Nikli u përjashtua Mevlan Zeka, i inkuadruar nga banka rezervë, mirëpo ky përjashtim nuk luajti rol në epilogun përfundimtar të ndeshjes, me ndeshjen që veçse ishte e mbyllur.

Me skuadrën e Zekirija Ramadanit që tashmë duhet të mendojë për Superkupën e Kosovës dhe për sezonin e ri të Superligës, Slovan Bratislava, skuadër kjo me mbi 140 ndeshje përvojë në garat evropiane, vazhdon rrugën e saj drejt kualifikimit për në Europa League.


 
Të gjitha lajmet nga