Të gjitha lajmet

ITALIA - SHQIPËRIA

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

24 March, 2017 @22:45

Italia
Shqipëria
Italia 2 : 0 Shqipëria
De Rossi 12' (P), Immobile 80'

S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë
S’ka pikë në Itali për Shqipërinë

Shqipëria ka pësuar humbjen e tretë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë u mposhtën në “Renzo Barbera” nga njëra prej kundërshtareve më të forta të grupit, Italia, me rezultat 2-0.

Formacioni startues i Shqipërisë që u caktua nga Gianni De Biasi, paralajmëronte për një lojë defansive dhe me kundërsulme të kuqezinjëve për të arritur deri tek rezultati pozitiv, mirëpo planet e De Biasit u prishën qysh në minutën 11’, kur Migjen Basha shkaktoi penallti, ndërsa penalltinë në gol e shndërroi mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.

Ky gol i dha siguri dhe qetësi skuadrës italiane, e cila mundohej ta mbante më shumë topin në këmbë, ndërsa Shqipëria u mundua të rrezikonte kryesisht me depërtimet nga krahu të Odise Roshit.

Italia pati disa raste të rrezikshme, por portieri i ri, Thomas Strakosha, dha siguri në portën e tij.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën 56’ ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të ndezjes së flakadanëve nga ana e tifozëve shqiptarë, që krijoi në tym të madh në fushën e stadiumit.

Kjo bëri që gjyqtari kryesor ta merr topin dhe të futet në zhveshtore, ndërsa futbollistët e Shqipërisë u munduan ta qetësojnë situatën duke komunikuar me tifozët në tribuna.

Ndeshja iu rikthye normalitet pas afërsisht 10 minutave, ndërsa në minutën 71’ erdhi edhe goli i dytë për Italinë.

Ishte sulmuesi Ciro Immobile ai i cili shënoi për 2-0, kur pas krosimit nga krahu i djathtë, u tregua i saktë me kokë duke e mposhtur bashkëlojtarin e tij te Lazio, Thomas Strakoshën.

Për të gjetur golin, De Biasi bëri disa ndryshime në formacion duke e futur Armando Sadikun, Eros Grezdën e Liridon Latifin, por as këta ndryshime nuk dhanë rezultat dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Italisë.



VIDEO: ITA-ALB

Italia dyfishon epërsinë

24 March, 2017 @22:26

Ciro Immobile i ka shënuar bashkëlojtarit të tij në Lazio, Thomas Strakoshës. Sulmuesi italian ka realizuar me kokë në minutën…

ITA-ALB

Ndërprehet ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë

24 March, 2017 @22:03

Tymi i madh i krijuar nga ndezja e flakadanëve në tribuna, ka bërë që ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë të…

VIDEO: KOS-ISL

Goli i Nuhiut ngjall shpresat e Kosovës

24 March, 2017 @21:54

Atdhe Nuhiu ka shënuar në minutën 53’ për ta ngushtuar epërsinë dy golëshe të Islandës. Sulmuesi debutues shënoi me kokë,…

PJESA E PARË: KOS-ISL

Dy gabime, dy gola në pjesën e parë

Foto: Twitter/ @kosovanfooty

24 March, 2017 @21:33

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Islandës me disavantazh prej dy golave. Islandezët shënuan në minutën…

PJESA E PARË: ITA-ALB

Pjesa e parë: Epërsia falë penalltisë për Italinë

24 March, 2017 @21:32

Goli i vetëm i shënuar nga Daniele De Rossi, e përcaktoi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë në ndeshjen Itali-Shqipëri. …

VIDEO: KOS-ISL

Goli i Sigurdsson për rezultatin 0-2 ndaj Kosovës

24 March, 2017 @21:22

Benjamin Kololli shkaktoi penallti në minutën 34’ pas një ndërhyrjeje të palejuar brenda zonës së rreptësisë, ndërsa nga pika e…

VIDEO: KOS-ISL

Goli i epërsisë për Islandën

24 March, 2017 @21:16

Gabimin e mbrojtjes së Kosovës islandezët e shfrytëzuan në mënyrën më të mirë duke shënuar në minutën 25’ me anë…

VIDEO: ITA-ALB

De Rossi kalon Italinë në epërsi

24 March, 2017 @20:59

Italia nga minuta 12’ është në epërsi në ndeshjen kundër Shqipërisë. Italianët kaluan në epërsi me golin e Daniele De…

PARA NDESHJES

Tribunat gjysmë të zbrazëta në Loro Boriçi

24 March, 2017 @20:36

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Kosovë-Islandë, gati gjysma e tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” duken të zbrazëta.

INGOLSTADT

1.5 vjet kontratë për Mavrajn

5 January, 2019 @15:07

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, la Arisin grek për t’iu bashkuar radhëve të Ingosltadtit në Bundesliga 2. Mavraj…

INTERNATIONAL ALB FOOTBALL

TOP 50-shja e vitit 2018

30 December, 2018 @21:15

Renditja e futbollistëve më të dalluar shqiptar përgjatë vitit. 50. Xhevdet Shabani Njëri ndër lojtarët kyç në suksesin…

ANALIZË

Euro2020 shorti – Analizë

8 December, 2018 @21:22

Kam dashur një tjetër short për Kosovën në këto kualifikime për Euro2020. Polonia, Austria, Izraeli, Estonia, dhe San Marino ishin…

ORARI I NDESHJEVE / EURO 2020

Kualifikimet për EURO 2020, orari i ndeshjeve të Shqipërisë

2 December, 2018 @22:37

Është caktuar orari i ndeshjeve të Shqipërisë për kualifikimet për EURO 2020. Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e parë të grupit…

UEFA EURO 2020

Kualifikimet për EURO2020, shorti i plotë

Foto: UEFA

2 December, 2018 @12:48

Në Dublin të Irlandës sot është mbajtur shorti për fazën kualifikuese drejt Kampionatit Evropian të vitit 2020. 55 përfaqësuese…

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja