Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUKËS

Skënder Gega jep dorëheqje

Skënder Gega jep dorëheqje


27 December, 2020 @20:44

Trajneri i njohur shqiptar, Skënder Gega, edhe zyrtarisht më nuk është trajner i ish-kampionit të Shqipërisë, Kukësi.

Njoftimin e ka zyrtarizuar klubi verilindor i Shqipërisë pak më parë, derisa ka bërë të ditur se pas dorëheqjes së ofruar nga trajneri për shkak të rezultateve të fundit të skuadrës, kryetari Safet Gjici ka pranuar vendimin e Gegës.

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin për gjithë situatën e krijuar, marr përgjegjësinë dhe vendimin që të mos vazhdojë më në pozicionin e trajnerit të skuadrës dhe ju bëj me dije se nuk ka vend për aludime tjera në këtë vendim,” ka bërë të ditur KF Kukësi mesazhin e Gegës dërguar klubit.

Kukësi pas një serie të mirë të rezultateve dhe ndjekjes së kreut që është duke e mbajtur Vllaznia për momentin, në tre ndeshjet e fundit ka regjistruar 2 humbje e 1 barazim, duke mos fituar asnjë - dhe kështu, para ndeshjes ndaj Teutës që zhvillohet më 30 dhjetor 2020, ekipi do të dalë në fushë me një trajner tjetër.

Aktualisht, Kukësi është i katërti në renditje tabelare, me 8 pikë më pak se Vllaznia lidere.

TOP 5 NË SUPERIORE:

1. Vllaznia 25p
2. Partizani 19p
3. Teuta 17p
4. Kukësi 17p
5. Kastrioti 16p.

Kujtojmë, gjatë muajit të kaluar tropojani 57-vjeç, Gega, ka vuajtur shumë keq nga coronavirusi me ç‘rast trajneri në fjalë shkoi për në Turqi për një trajtim më të mirë, gjë që edhe ia shpëtoi jetën atij.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore