Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKËNDERBEU

Skënderbeu largon trajnerin

Skënderbeu largon trajnerin


31 January, 2021 @15:20

Skuadra e fundit në radhitjen tabelare në Shqipëri, Skënderbeu, në pjesën e mbetur të kampionatit nuk do ta ketë në krye trajnerin e deritashëm Julian Ahmataj.

Nëpërmjet një njoftimi nga klubi korçar, është bërë e ditur se kontrata e trajnerit Ahmataj është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen,” thuhet në njoftimin e Skënderbeut.

Trajneri Ahmataj e kishta marrë detyrën te klubi korçar në fillim të këtij stinori.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore