Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI

Skënderbeu shpreson

Skënderbeu shpreson


6 August, 2013 @12:22

Skënderbeu i Korçës do të duhet të ndjek rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë e humbur në Kazakistan për të arritur kualifikimin në fazën e Play-Offit të Ligës së Kampionëve. 

Korçarët të cilët humbën koncentrimin në dhjetë minutat e fundit si mysafir në Astana kur pranuan dy golat e fundit, sot duhet të tregojnë gjithë forcën përballë kampionit kazak

Kampioni i Shqipërisë i udhëhequr nga strategu Mirel Josa shpreson në mrekullinë sonte në ndeshjen që nis nga ora 20:00 në Qemal Stafa të Tiranës, kjo për shkak se stadiumi i korçarëve nuk i përmbush kushtet e UEFA-së për xhiron e tretë kualifikuese. 



CHAMPIONS LEAGUE, Kualifikimet

Sonte 20:00, Qemal Stafa - Tiranë Skënderbeu - Shakhter Karagandy (0-3) Rezultati i ndeshjes së parë Gjyqtar kryesor: Ivan Kruzliak (Sllovaki)


FAKT:

1 Skënderbeu edhe në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve sonte, do të vazhdojë aventurën europiane në Play-Off të Europa League.

 
Të gjitha lajmet nga