Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFAQËSUESJA

Skuadra skoceze konfirmon ftesën e Kosovës për mesfushorin e saj

Foto: BOROZANI

Skuadra skoceze konfirmon ftesën e Kosovës për mesfushorin e saj


13 May, 2021 @15:20

Në ndeshjen e radhës të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, përfaqësuesja e të rinjve të Kosovës do të mund të llogaris edhe tek mesfushori i talentuar, Florent Hoti.

Hoti tashmë ka pranuar ftesën për t’u grumbulluar me dardanët, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe skuadra e tij, Dundee United.

20-vjeçari në fillim të këtij stinori ishte i ftuar edhe nga Shqipëria U21, por për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga pandemia, nuk arriti t’i bashkohej kuqezinjve.

Mesfushori i lindur në Manchester, tani do të ketë mundësi të debutojë për Kosovën U21 në ndeshjen e 8 qershorit përballë Andorrës, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21.

Ai deri më tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje në nivel të përfaqësueseve.

Hoti kishte debutuar në Premier Ligën skoceze gjatë muajit të kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga