SULMUESI I RI ITALIAN
Sky: Kean te Everton
4 August, 2019 @12:23
Lajmi i fundit vjen nga qyteti i Liverpoolit, ku në Goodison Park ka arritur sulmuesi i ri i Juventusit, Moise Kean.
Kean do të kryejë testet mjekësore, ka bërë të ditur Sky Sports para pak çastesh, para se të nënshkruajë marrëveshjen me Evertonin.
Sulmuesi italian 19 vjeç ka pasur 13 paraqitje në Serie A stinorin e kaluar dhe ka shënuar 6 gola për bianconerët, disa prej të cilave - vendimtare.