Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Sky Sports: United e do Eriksenin

Sky Sports: United e do Eriksenin


6 August, 2019 @15:53

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit kalimtar në Premier League, United raportohet se po tenton që në radhët e saj ta sjellë danezin Christian Eriksen.

Mesfushori po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs dhe në qershor deklaroi se ai ishte i prirur të provonte “diçka të re”, mirëpo oferta zyrtare për të drejt Tottenhamit nuk kishte, me ç‘rast Eriksen mbeti ende pjesë e skuadrës londineze.

Sky Sports e media të tjera botërore sot kanë raportuar që United në ditët e fundit do të provojë ta transferojë danezin, e në anën tjetër, nëse oferta e duhur vjen, Spurs thuhet të jenë të gatshëm ta shesin, pasi që verën e ardhshme Eriksen do t’iu largohej si lojtar i lirë, me kontratën e tij që përfundon qershorin e ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League