Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALI I LIGES SE KOMBEVE

Sllovenia shpall listën për ndeshje ndaj Kosovës

11-shja sllovene para ndeshjes ndaj Moldavisë/ Foto: nzi.si

Sllovenia shpall listën për ndeshje ndaj Kosovës


29 September, 2020 @1:54

Përfaqësuesja sllovene dje ka shpallur ftesat e bëra nga selektori i tyre për ndeshjet e muajit tetor.

Sllovenia do të luajë një miqësore me San Marinon në shtëpi, para se të niset në dy mysafirllëqe në Prishtinë e Chisinau, të vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.

Sllovenia në dy përballjet e para të grupit ka marrë 4 pikë, duke barazuar me Greqinë dhe duke e mposhtur Molldavinë.

Sllovenët për herë të parë në histori të tyre do të ndeshen me Kosovën.

Ndërsa Matjaz Kek, selektori i reprezentacionit të Sllovenisë ka publikuar emrat e të ftuarve që përfshijnë 24 lojtarë.

TABELA AKTUALE E GRUPIT

Më i miri i Sllovenisë është padyshim portieri Jan Oblak, që mbron për Atletico Madridin, ndërsa shumica e lojtarëve tjerë luajnë në liga të huaja, ku kryesorët vinë nga Serie A, kampionati kroat dhe Superliga turke.

FTESAT E SLLOVENISË:

PORTIERË: Oblak (Atletico Madrid), Belec (Salernitana) dhe Rozhman (Celje).

MBROJTËS: Stojanovic (Dinamo Zagreb), Balkovec (Karagumruk), Mevlja (Sochi), Skubic (Konyaspor), Mitrovic (Maribor), Blazic (Ferencvaros), Stankovic (Sturm), Jurcevic (Osijek).

MESFUSHORË: Kouter (Mura), Kurtic (Parma), Bijol (Hannover), Petrovic, Vetrih (Rizespor), Zajc (Genoa), Lovric (Rain), Rep (Hartberg).

SULMUES: Kramer (Zurich), Shporar (Sporting), Verbic (Dinamo Kiev), Bohar (Osijek), Vuckic (Real Zaragoza).

TË GJITHA NDESHJET & REZULTATET

Kosova do të kërkojë në këtë përballje fitoren e parë në grup, në ndeshjen që do të zhvillohet në Fadil Vokrri me fillim prej orës 20:45 më 11 tetor 2020.

slovenia


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve