Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLUBI SLLOVAK

Slovan ankohet në CAS pas disfatës në tavolinë

Slovan ankohet në CAS pas disfatës në tavolinë


25 August, 2020 @15:14

Kampioni i Sllovakisë, Slovan Bratislava, pas vendimit të djeshëm të Komisionit Disiplinor të UEFA-së për humbjen e ndeshjes ndaj Klaksvikut faroez 3-0 në tavolinë, ka bërë të ditur se është ankuar në CAS (Tribunalit e Arbitrazhit Sportiv).

“Ne besojmë që kemi të drejtë dhe duam të theksojmë se autoritetet faroeze kanë bërë gjithçka për të mos konsideruar rezultatet tona për COVID-19. Do të kërkojmë drejtësi deri në fund,” ka thënë ndër të tjera komunikata e klubit sllovak lëshuar sot.

Për shkak të rasteve me COVID-19 te ekipi sllovak, sikurse që i ndodhi Prishtinës në Gjibraltar, KD i UEFA-së i ka dhënë Klaksvikut faroez fitoren në tavolinë 3-0.

Ndeshja Klaksvik - Slovan ka qenë dashur të luhet në xhiron e parë të kualifikimeve për Champions League. Ekipi i Ishujve Faroe me fitoren në tavolinë ka kaluar në xhiron e dytë kualifikuese të Champions.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League