Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ERMIR LENJANI

S’mund të jetë Panucci më shqiptar se unë

Foto: FSHF

S’mund të jetë Panucci më shqiptar se unë


30 May, 2019 @15:33

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, në prag duelin ndaj Islandës ka folur më shumë për problemet që kishte me ish selektorin e kombëtares Christian Panucci sesa për përgatitjet që po bëhen për duelet ndoshta më të rëndësishme të ciklit kualifikues për EURO 2020.

Ai ka thënë ndër të tjera se Panucci nuk mund të jetë më shqiptar se ai, nuk e ka kuptuar pse nuk është ftuar dhe ka qenë i çiltër duke thënë se i ka ardhur inati.

“S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. S’e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thosha në atë moment. Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij. Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë mbrojtëse. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë,” ka thënë Lenjani në konferencën e sotme për shtyp të kuqezinjëve para dueleve të radhës për EURO 2020.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA DREJT EURO 2020

Sa i përket duelit të radhës, Lenjani gjithashtu ka qenë kontranvers në fjalët e tij, duke theksuar se momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip është shumë i fortë!

“Unë mendoj ndeshja me Islandës do të jetë e vështirë dhe vendimtare. Të shikojmë njëherë ndeshjen me Islandën, pastaj të mendojmë për Moldavinë. Unë mendoj që momentalisht Islanda është më e dobët, por si ekip janë shumë të fortë. I kanë 2-3 lojtarë që luajnë në liga të forta. Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskën, por mendoj që nuk është problem i madh për ne. E rëndësishme është të gëzojmë të gjithë shqiptarët nëpër botë. Të japim maksimumin dhe e rëndësishme është që gjërat të shkojnë mirë,” kanë qenë fjalët e futbollistit 29 vjeç të Sionit që është riftuar në kombëtare.

Lenjani këmbëshpejtë, gjatë periudhës kur nuk u ftua nga Panucci kishte thënë se nuk do të luaj më për kombëtaren derisa nuk largohet italiani.

Rezultati i dobët ndaj Turqisë në fillim të kualifikimeve për EURO 2020, çoi në shkarkimin e Panuccit.

E me ardhjen e selektorit Edy Reja, Lenjani është kthyer në reprezentacionin shqiptar.


 
Të gjitha lajmet nga