Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIFILLON LALIGA

Sonte kthehet LaLiga me derbin andaluzian

Foto: FCSevilla/fb

Sonte kthehet LaLiga me derbin andaluzian


11 June, 2020 @16:10

Trajneri i Sevillës, Julen Lopetegui, shpreson që tifozët t’i mos i afrohen stadiumit sonte, derisa LaLiga rifillon stinorin 2019/20 me derbin andaluzian.

Me fillim prej orës 21:00 Sevilla pret rivalin lokal Real Betis derisa elita e futbollit spanjoll do të shënojë ndeshjen e parë që prej 10 marsit 2020.

Të gjitha ndeshjet e LaLigas do të luhen pa tifozë në vazhdim të kampionatit.

“Ky është një mesazh vetëdijësues,” ka thënë Lopetegiu në konferencë për shtyp.

“Natyrisht se do të donim t’i kishim tifozët tanë në stadium, por kësaj radhe frikësohemi të mos shkaktohet tollovi, pasi që numri i 40 mijë tifozëve në ditët e sotme në një vend është tepër i rrezikshëm.”

LaLiga rifillon sonte, derisa për të përfunduar stinori kanë mbetur edhe 11 xhiro.

Sevilla lufton për një vend në Ligë të Kampionëve, ndërsa Betisi për rehati në mes të klasifikimit, pasi që ende rrezikohet nga rënia.

Nesër zhvillohen: Granada-Getafe dhe Valencia-Levante. Pasnesër: Espanyol-Alaves, Celta-Vilarreal, Leganes-Valladolid, Mallorca-Barcelona; Të dielën: Bilbao-Atletico, Real-Eibar, Sociedad-Osasuna.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga