Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAPTORS - WARRIORS

Sonte nis seria e finales së madhe në NBA

Sonte nis seria e finales së madhe në NBA


30 May, 2019 @13:51

Sonte pas mesnate, do të fillojë seria finale e NBA-së në mes të Toronto Raptors dhe Golden State Warriors.

Kampionët e Konferencave Lindore dhe Perëndimore, do të luftojnë për titullin e skuadrës më të mirë në NBA sa i përket sezonit 2018/2019.

Toronto Raptors erdhi në finale duke e mposhtur Orlando Magicun me rezultat 4-1, Philadelphia 76ers 4-3 dhe së fundi Milwaukee Bucks me rezultat 4-2.

Ndërsa Golden State Warriors në raundin e parë e eliminoi Los Angeles Clippersin me rezultat 4-2, më pas në gjysmëfinale Houston Rocketsin me rezultat 4-2 dhe në finale të Konferencës Perëndimore e deklasoi Portland Trail Balzersin me rezultat 4-0.

Për Toronton kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit, derisa për Golden State Warriors kjo është finalja e pestë rresht dhe në dy vitet e fundit janë kampionët aktual.

SKEMA E PLAY OFFIT

Prej pesë finaleve rresht, për herë të parë skuadra e Warriorsave nuk do të kenë avantazhin e terrenit vendas.

Dy ndeshjet e para të serisë do të luhen në palestrën “Scotiabank Arena” të Torontos. Ndeshja e parë do të luhet sonte në ora 03:00 pas mesnate.


 
Të gjitha lajmet nga