Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CESHTJA MURIQI

Sot vendoset për Muriqin

Sot vendoset për Muriqin


6 October, 2020 @7:24

Për njërin ndër lojtarët më me ndikim në reprezentacionin e Kosovës, Vedat Muriqi, sot do të kuptohet zyrtarisht nëse do të jetë pjesë e Kosovës për duelet e rëndësishme të tetorit.

Bernard Challandes në konferencën e djeshme për shtyp tha se është pesimist për mundësinë e ardhjes së Muriqit për shkak të lëndimit.

Kurse, sot pritet që të bëhet edhe njoftimi zyrtar nëse Lazio do të jep leje për lirimin e sulmuesit shtatëgjatë të dardanëve.

“Për Vedat Muriqin duhet të presim deri të martën që të bëjë teste në koordinim me stafin mjekësor të Lazios, në mënyrë që ta shohim se sa do të ketë progres. Të shohim. Më duhet ta them se jam pesimist për mundësinë e rikuperimit të tij në kohë për shkak të natyrës së lëndimit,” tha Challandes dje në konferencën e tij për shtyp para stërvitjes së parë të Kosovës.

Muriqi ka qenë golashënuesi më i mirë i Kosovës në kampanjën për kualifikim në EURO 2020, duke shënuar katër gola për vendin, prej të cilave nga një ndaj rivalëve më të vështirë, Anglisë si mysafir dhe Çekisë si vendas.


 
Të gjitha lajmet nga