Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARTIN O'NEILL

S’pret PlayOffin e Ligës së Kombeve, jep dorëheqje

S’pret PlayOffin e Ligës së Kombeve, jep dorëheqje


22 April, 2020 @20:10

Përzgjedhësi i përfaqësueses që do të kërkonte biletën alternative përmes PlayOffit të Ligës së Kombeve për EURO 2020, ka dhënë dorëheqje sot.

Fjala është për Michael O’Neillin, selektorin e Irlandës së Veriut, që dorëhiqet pas tetë vitesh drejtimi të reprezentacionit që kishte siguruar EURO 2016.

“Thjesht kam menduar se tash është koha më e duhur për tu larguar,” ka thënë O’Neill, citon BBC Sport.

Irlanda e Veriut do të zhvillon duelin e PlayOffit të Ligës së Kombeve ndaj Bosnjes e Hercegovinës - që është shtyer për vjeshtën e ardhshme, por pa datë të caktuar për shkak të pandemisë coronavirus.

O’Neill tash do të koncentrohet vetëm te ekipi i Stoke Cityt të cilin gjithashtu e drejton, derisa është ndarë nga veriirlandezët për të cilët kishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2011.

Trajneri në fjalë ka falenderuar tifozët, Federatën dhe drejtuesit e saj për besimin dhe përkrahjen e dhënë ndaj tij përgjatë këtyre viteve.

Irlanda Veriore nëse kalon Bosnjen e Hercegovinën në gjysmëfinale të PlayOffit të Ligës B të Kombeve do të ndeshet me fituesin e duelit Sllovakia - Irlanda në finale të PlayOffit për të marrë njërën nga katër biletat e fundit të mbetura për EURO 2020, që është shtyer për vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani