Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM 1-0 EVERTON

Spurs fiton, derisa Lloris e Son grinden

Foto: premierleague.com

Spurs fiton, derisa Lloris e Son grinden


6 July, 2020 @23:11

Tottenahm Hotspurs ka arritur që të shënojë vetëm fitoren e dytë prej se Premier Liga rinisi stinorin, duke e mposhtur Evertonin me një autogol të Michael Keane‘it, që devijoi shutin e Giovani Lo Celsos në minutën e 24 të ndeshjes për përfundimtaren 1-0.

Por, shenjë në ndeshje la një grindje mes portierit të Tottenhamit dhe bashkëlojtarit të tij, derisa ekipet shkonin në pushimin 15 minutësh. Francezi Hugo Lloris iu afrua jugkoreanit Hueng Min Son për tu shtyer, derisa bashkëlojtarët tjerë i ndanë ata.

TABELA AKTUALE

Momenti që nxeu situatën nuk është i sigurt, por besohet se Lloris ka qenë i pakënaqur me jugkoreanin që s’kthehej për të ruajtur krahun e tij edhe në mbrojtje.

Dyshja, u duk se në pjesë të dytë ishte pajtuar dhe kishin kërkuar falje prej njëri-tjetrit.

Tottenham me këtë fitore ka kërcyer në vend të tetë të klasifikimit të Premier Ligës, derisa Everton i Carlo Ancelottit mbetet i 11-ti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League