Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GIOVANI LO CELSO

Spurs ofron 60 milionë euro për lojtarin e Betisit

Spurs ofron 60 milionë euro për lojtarin e Betisit


29 May, 2019 @10:51

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Tottenham Hotspurs, bëhet e ditur t’i ketë ofruar 60 milionë euro ekipit të Real Betisit, për të transferuar lojtarin e tyre, Giovani Lo Celso.

Argjentinasi 23 vjeç ka pasur paraqitje tepër të mira në stinorin e fundit me ekipin nga Benito Villamarin, ndërsa Spurs thuhet se do të ketë konkurrecnë në blerjen e tij, pasi që ka edhe ekipe tjera të Premier Ligës të interesuara për futbollistin.

Nëse realizohet transferi, kjo do të bëhet blerja e parë e Spurs që prej janarit të vitit 2018. Transferi i fundit i ekipit ka qenë braziliani Lucas Moura, që erdhi për 30 milionë euro nga PSG.

Lo Celsco ka qenë lojtar i PSG-së, por Betis e shfrytëzoi opcionin e blerjes, duke e bërë lojtar të ekipit duke i dhënë parisienëve 22 milionë euro dëmshpërblim.

Sa i përket statistikave, argjentinasi i ri ka shënuar 16 gola, 6 asistime në 45 ndeshje për Betisin në sezonin e kaluar, ndërsa është futur edhe në listën e Argjentinës për Copa America, që nis më 14 qershor në Brazil. 

Gjithashtu, nëse Betis pranon ofertën e Spurs, ky do të jetë transferi më i shtrenjtë i ekipit londinez në histori të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League