Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPER CUP 2019

Stambolli përsëri i buzëqesh Liverpoolit

Stambolli përsëri i buzëqesh Liverpoolit


14 August, 2019 @23:49

Pas ekzekutimit të penalltive, fituesi i Superkupës së Evropës u shpall Liverpooli, i cili e mposhti Chelsean.

a

Koha e rregullt në këtë ndeshje përfundoi me rezultat 1-1. Olivier Giroud shënoi në minutën e 36’, derisa rezultatin e barazoi Sadio Mane në pjesën e dytë.

a

Mane shënoi edhe në vazhdime pas asistimit të Roberto Firminos, kurse në minutën e 101’ rezultatin e barazoi Jorginho nga pika e bardhë.

Gjatë penalltive për Liverpoolin shënuan Firmino, Fabinho, Origi, Arnold, Salah, ndërsa te Chelsea shënuan Jorginho, Barkley, Mount, Emerson, derisa i vetmi që dështoi te Chelsea ishte Abraham, duke bërë kështu që trofeu t’i takojë Liverpoolit.

Liverpooli për herë të katërt në histori të klubit e ngrit Superkupën, duke u barazuar kështu me Real Madridin.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League