Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BURNLEY 0-2 MANCHESTER CITY

Sterling-deBruyne rikthejnë Cityn në krye

Foto: ManCity/fb

Sterling-deBruyne rikthejnë Cityn në krye


2 April, 2022 @18:39

Manchester City është rikthyer menjëherë në krye të renditjes në Premier Ligës, pasi që fitoi lehtë ndaj Burnleyt, që është duke vuajtur për pikët e mbijetesës këtë sezon.

Fitorja e Liverpoolit në mesditë, për herë të parë rrëzoi Cityn nga kreu që prej 4 dhjetorit 2021. Por, ekipi i Pep Guardiolës u përgjigj shpejt, pa kalkulime e sigurt në Turf Moor, për të marrë fitoren e kërkuar.

Dy herë kombinimi Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne mori pjesë në akcion, ndërsa golat erdhën shpejt për të mbyllur gjithka brenda pjesës së parë të ndeshjes.

Në fund Burnley - Manchester City 0-2 [Kevin de Bruyne 5, Ilkay Gundogan 25], ndërsa dy asistimet i bëri Sterling.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League