Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STERVITJA E RADHES TE DARDANET

Stërvitjet në rregull, Challandes me skema

Fotot: FFK

Stërvitjet në rregull, Challandes me skema


6 October, 2020 @21:53

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka bërë stërvitjet e rregullta të saja sot, dy ditë para përballjes ndaj Maqedonisë Veriore në “Tose Proeski” të Shkupit.

FFK ka bërë të ditur që dje se stërvitja do të jetë e mbyllur, ndërsa ka njoftuar se Bernard Challandes ka zbatuar skemat e parapara dhe taktikat e lojës.

Valon Berisha

Herolind Shala dhe Fidan Aliti janë deklaruar të jenë optimist për sukses me ekipin në përballjen e pasnesërme.

Ndërsa, për dallim nga dje, sot të gjithë futbollistët e ftuar të pranishëm në Fadil Vokrri kanë bërë stërvitjet e rregullta dhe tashmë pritet rrugëtimi për Shkup, ku do të bëhet edhe një stërvitje para ndeshjes për të qenë plotësisht të gatshëm për përballjen historike.

Maqedonia Veriore dhe Kosova ndeshen në kuadër të gjysmëfinales së PlayOffit të Ligës D Kombeve për të kërkuar finalen, ku fitorja aty iu mundëson kualifikimin historik në EURO 2020.

Bersant Celina

Dueli zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar të Shkupit dhe ndeshja do të luhet pa tifozë, kurse fituesi i kësaj ndeshjeje në finale do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgjia - Bjellorusia.


 
Të gjitha lajmet nga