MOURINHO

REUTERS/Juan Medina
Stinori më i keq në karrierë
18 May, 2013 @11:35
Humbja e Real Madridit ndaj Atletico Madridit mbrëmë në finale të Kupës së Mbretit ka lënë los blancosët pa asnjë trofe të fituar këtë stinor.
Trajneri portugez i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ky është stinori më i dobët i tij si trajner.
“Stinor i dështuar. Kaq mund të them. Nuk e di herën e fundit kur nuk kam fituar së paku një trofe të rëndësishëm,” ka thënë Mourinho pas ndeshjes, duke uruar për dëshirën e madhe të Atleticos të cilët me luftë të vërtetë dhe me zemër arritën t’ua marrin kupën Realit nga Santiago Bernabeu.