Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Sulmi ndaj referëve në Viti, ka të arrestuar

Sulmi ndaj referëve në Viti, ka të arrestuar


29 November, 2020 @23:01

Incidenti i ndodhur pas ndeshjes Vitia - 2 Korriku, që përfundoi me fitoren e mysafirëve, pa persona të arrestuar për shkak të sulmit ndaj referëve të ndeshjes.

Fatmir Tahiri gjyqtar kryesor dhe ndihmësit e tij Fatmir Abrashi e Fisnik Rama u sulmuan fizikisht pas ndeshjes nga zyrtarë të klubit të Vitisë.

Sipas Koha.net A. S. zyrtar i klubit të Vitisë është ndaluar për 48 orë nga policia, ndërsa është liruar trajneri Milazim Zuzaku dhe personi i tretë është ende në kërkim.

“Është kompletuar lënda deri në këtë fazë dhe një nga tre personat e dyshimtë, A.S., është ndalur për 48 orë. M. Z. është liruar, kurse një person është në kërkim, por i njohur për Policinë e Rajonit të Gjilanit. Është cilësuar lëndim i lehtë trupor nga ana e Prokurorit. Incidenti ka ndodhur pas ndeshjes Vitia – 2 Korriku në shenjë pakënaqësie. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, të cilët më vonë janë liruar për në shtëpitë e tyre”, ka thënë të dielën mbrëma për Kohën zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në anën tjetër KF Vitia ka lëshuar komunikatë lidhur me incidentin. Po e sjellim atë pa ndërhyrje.

“Komunikat: Fc Vitia nuk qëndron mbrapa aksidentit të ndodhur sot pas lojës me 2 Korrikun dhe nuk marim përgjegjësi për veprimet e sotme, përgjegjësia kryesore bie mbi personat e punësuar në FFK të cilët njihen nga i gjithë opinioni futbolldashës në KOSOVË se ata vendosin qdo vitë kush hynë ne superligë e kush bie nga liga. Ata në këtë xhiro kishin deleguar mjeshtrin e të gjitha të këqijave që kan ndodhur në futbollin Kosovar në vitin e fundit të madhin Fatmir TAHIRI i cili kishte përkrahjen e dyshës tjetër Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama dhe kjo nuk është hera e parë që Fatmir Tahiri në këtë sezonë nuk është përfshirë në skandale.

3-shja e lartë përmendur nga fillimi e deri në fund na treguan qëllimin se pse kishin ardhur sot në Viti, e qëllimi i vetëm i tyre ishte që të pengohet FC VITIA në rrugën e saj drejt Super ligës së Kosovës, pasi siq duket dikujt brenda FFK-së po i pengon kjo gjë. Fc Vitia kërkon nga FFK që sa më parë të marrë masa dhe të lirohet nga kriminelët mbrenda këtij institucioni dhe të hetoj në tërësi këtë ngjarje pse ne si klub po dëmtohemi, kujt po i pengon që Fc Vitia po dëshiron inkuadrimin në superligë, në ditët në vijim do të dërgojm letër nê FIFA dhe UEFA për të gjithë personat mbrenda FFK-së të cilët në mënyrë të drejt për drejt po bëjnë delegimet e referëve dhe ndikimin tek ta se cila ekipë duhet të dëmtohen e cilat të favorizohen.
Me respekt
Kryesia e FC VITIA”

Një praktikë e tillë e sulmeve ndaj referë është rralluar mjaft në futbollin e ligave të ulëta në Kosovë. Por ky rast bëri me dije se anti-futbolli ende është aktiv në Kosovë. Përndryshe fundi i ndeshjes Vitia 1-2 2Korriku [n.n. 20 - Flamur Bajrami 61, Festim Krasniqi 90]


 
Të gjitha lajmet nga