Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - YLLI

Sulmohet gjyqtari, ndërprehet Trepça-Ylli

Sulmohet gjyqtari, ndërprehet Trepça-Ylli


31 January, 2016 @17:51

Përballja më interesante e xhiros në Superligë, ndërmjet Trepçës dhe Yllit nuk ka gjetur fundin. 

Ndeshja është ndërprerë 2.05 minuta pa përfunduar takimi, pranë rezultatit 73-70 për Trepçën, derisa bëhet e ditur se është sulmuar gjyqtari kryesor i ndeshjes, Xhelal Mumini. 

Sa i përket ndeshjes, Trepça ka qenë në avantazh gjatë pjesës më të madhe të saj, ndërsa Ylli i është afruar dhe ka qenë pranë fundit dramatik, sa i përket lojës. 

Burime të pakonfirmuara kanë bërë të ditur se sulmi ndaj referit ka ardhur nga tabori i mysafirëve, por e tëra pritet të sqarohet pas pak. 


 
Të gjitha lajmet nga