Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEWCASTLE - MANCHESTER CITY

Super Cancelo, City përsëri shkëlqen, Newcastle drejt Championshipit

Foto: Premier League

Super Cancelo, City përsëri shkëlqen, Newcastle drejt Championshipit


19 December, 2021 @16:50

Vazhdon forma e shkëlqyeshme e Cityt në Premier League.

Sot “qytetarët” triumfuan me rezultat bindës 0-4 ndaj Newcastlet në Tyneside, për ta vazhduar kështu kryesimin në Premier League.

Golat u shënuan nga Dias, Cancelo, Mahrez dhe Sterling, ndërkohë që vlen të përmendet paraqitja fantastike e portugezit Joao Cancelo. Përveç golit që e shënoi, ai sot e dhuroi edhe një asist, për t’i vazhduar kështu paraqitjet mbresëlënëse personale këtë sezon.

Për dallim prej Cityt që i prin ligës momentalisht, Newcastle në anën tjetër duket që po shkon drejt Championshipit, përkundër entuziazmit që e kaploi këtë skuadër pasi e blenë miliarderët nga Arabia pak muaj më parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League