Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEIPZIG 0-3 PSG

Super Di Maria, Parisi për herë të parë në finale

Foto: UCL

Super Di Maria, Parisi për herë të parë në finale


18 August, 2020 @22:55

Paris St Germain për herë të parë arrin në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e gjermanit Tomas Tuchel, parisienët kanë siguruar biletën për duelin më të madh evropian ekipor të futbollit.

Ekipi francez ka mposhtur më lehtë sesa që është pritur ndaj Leipzigut gjerman, duke shënuar dy herë në pjesë të parë, ndërsa fati i ndeshjes u përcaktua në fillim të pjesës së dytë për përfundimtaren 0-3 [Marquinhos 13, Di Maria 42, Bernat 56].

Yll i ndeshjes ka qenë argjentinasi Angel Di Maria, që ka asistuar dy herë dhe ka shënuar një herë në përballje, ndërsa startimi i Kylian Mbappes nga minuta e parë do t’i jep shpresë ekipit për finale.

Leipzig përkundër se ishte në disavantazh asnjëherë nuk u ndal së kërkuari golin, por parisienët ishin të vendosur që të mbanin portën e paprekur në përballjen gjysmëfinale, për të siguruar finalen e parë dhe historike për klubin.

Në finale, që zhvillohet të dielën më 23 gusht, Paris St Germain pret fituesin e përballjes gjysmëfinale Bayern - Lyon.

GOLAT E NDESHJES


 
Të gjitha lajmet nga Champions League