Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEEDS - MANCHESTER UNITED

Super ndeshje në “Elland Road”, United shënon 4 dhe fiton

Foto: Premier League

Super ndeshje në “Elland Road”, United shënon 4 dhe fiton


20 February, 2022 @17:05

Ndonëse jo në një terren fort të përshtatshëm për lojë, sot Leeds dhe Manchester United dhuruan plot 6 gola në “Elland Road”.

Dy rivalët e moçëm të futbollit anglez ndeshjen e përfunduan me rezultat 2-4 dhe rrjedhimisht këtij triumfi iu gëzua Manchester United.

Harry Maguire (34’) dhe Bruno Fernandes (45+5’) shënuan për pjesën e parë 0-2, kurse Leeds e filloi furishëm pjesën e dytë. Skuadra nga Yorkshire shënoi dy herë brenda 24 sekondave dhe barazoi gjithçka në 2-2 përmes golave të Rodrigos (53’) e Raphinhas (54’).

Megjithatë, United nuk e humbi plotësisht qetësinë dhe përsëri arriti ta fitojë ndeshjen. Dy të inkuadruarit nga banka rezervë, Fred (70’) dhe Elanga (89’), shënuan nga një herë dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat 2-4.

Interesant është fakti që sot United për herë të parë këtë sezon shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Kjo erdhi në goditjen e 140 nga këndi këtë sezon, statistikë e çuditshme!

Kjo fitore e mban Unitedin në vendin e katërt, të paktën momentalisht, kurse Leedsi nuk është shumë larg skuadrave të fundit të renditjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League