Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY - LEICESTER

Super ndeshje në Etihad, City s’ka të ndalur

Super ndeshje në Etihad, City s’ka të ndalur


26 December, 2021 @17:55

Çfarë ndeshje fantastike mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt u luajt në Etihad sot!

Kampioni në fuqi i Anglisë e mposhti sot Leicester Cityn me rezultat 6-3, për të dhuruar kështu një ndeshje fantastike për futbolldashësit.

City fillimisht shënoi plot 4 herë brenda 25 minutave të parë (De Bruyne 5’, Mahrez (P) 14’, Gündogan 21’, Sterling (P) 25’), për të na bërë të mendojmë që pjesa e mbetur e ndeshjes do të jetë e pashikueshme, por Leicesteri mendoi ndryshe, duke rihapur gjithçka.

Leicesteri në pjesën e dytë shënoi plot 3 herë radhazi (Maddison 55’, Lookman 59’, Iheanacho 66’), për ta rihapur edhe një herë sfidën, por City me përvojën e tij nuk lejoi përmbysje senzacionale dhe shënoi edhe dy herë të tjera, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 6-3. Golat e fundit të Cityt u shënuan nga Laporte 69’ dhe Sterling 87’.

Kështu, City vazhdon ta kryesojë renditjen në elitën e futbollit anglez, derisa Leicester për momentin renditet i dhjeti.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League