Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALKAN LEAGUE

Super Peja fluturon lartë

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi

Super Peja fluturon lartë


12 February, 2014 @20:22

Palestra e stërmbushur në Karagaç sot ka festuar fitoren e gjashtë të Pejës në Balkan League. Kampionja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj ekipit maqedonas, Kumanova, nga e cila ishte mposhtur në përballjen e parë.

Pejanët e filluan shpejtë ndeshjen me pikët e Fred House që në akcionin e parë dhe krijuan serinë prej 10-2 në katër minutat e para të takimit.

Epërsia e Pejës në çerekun e parë me trepikëshin e Rron Grapcit u ngrit deri në 16 pikë (27-11).

Loja perfekte e Pejës vazhdoi edhe në çerekun e dytë. Verdhezinjtë sidomos në gjysmën e dytë të këtij çereku ishin të pandalshëm për mbrojtjen e Kumanovës,

ndërsa në fund të gjysmëlojës semafori tregonte rezultatin 54-34 në të mirë të Pejës.

Maqedonët në çerekun e tretë e ngushtuan paksa epërsinë duke hyrë në periudhën e fundit me 15 pikë disavantazh (68-53).

Çereku i katërt filloi me një seri 6-0 të Kumanovës që në minutën e parë, ndërsa akulli u thye me trepikëshin e Samir Shaptahovicit, i cili i dha frymë ekipit të tij.

Edhe 5 minuta pa mbaruar takimit, Kumanova e ngushtoi epërsinë deri në 5 pikë me trepikëshin e amerikanit Parran, duke e detyruar trajnerin pejan, Danijel Lutz, një minutë pushim.

Pikët e Gerti Shimës dhe të Drilon Hajrizit e treguan të suksesshme time out-in e Lutzit, ndërsa edhe 40 sekonda pa përfunduar ndeshja Samir Shaptahovic shënoi trepikëshin e pestë të tij në ndeshje për rezultatin 80-73.

Në fund, Peja shënoi fitoren e gjashtë në Balkan League, duke iu hakmarrë Kumanovës për humbjen në përballjen e parë.

Rezultatet dhe tabela aktuale.



Statistikat ekipore

Peja Kumanovo
Çereku i parë 27 14
Çereku i dytë 27 20
Çereku i tretë 14 19
Çereku i katërt 13 22
Kërcime në mbrojtje 28 26
Kërcime në sulm 6 9
Gjithsej kërcime 34 35
Asistime 20 18
Topa të vjedhur 12 9
Topa të humbur 16 18
Bllokada 3 7
Tentime për tre pikë 7/18 10/28
Tentime për dy pikë 25/47 15/36
Tentime nga gjuajtjet e lire 10/15 15/22


Statistikat individuale te Peja

1 Samir Shaptahovic 19 pikë 7 asistime 2 kërcime
2 Teo Simovic 16 pikë 6 kërcime 4 asistime
3 Gerti Shima 14 pikë 6 kërcime
4 Drilon Hajrizi 11 pikë 9 kërcime 2 asistime
5 Fred House 10 pikë 7 asistime 6 topa të vjedhur
6 George Odufuwa 8 pikë 6 kërcime
7 Rron Grapci 3 pikë 2 kërcime


Statistikat individuale te Kumanovo

1 Vukasin Mandic 19 pikë 5 kërcime 4 asistime
2 Royce Parran 16 pikë 7 asistime 4 kërcime
3 Ivan Miskovic 11 pikë 16 kërcime 1 asistim
4 Darko Radulovic 11 pikë 3 asistime 1 kërcim
5 Ivica Dimchevski 5 pikë
6 Marjan Janeski 4 pikë 5 kërcime 1 asistim
7 Darko Kosteski 3 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Darko Stanimirovic 3 pikë 1 kërcim 1 asistim
9 Marjan Mladenovic 3 pikë 1 kërcim

 
Të gjitha lajmet nga