VIDEO
Supergol nga Rexhbeçaj në fitoren e Kolnit
31 January, 2021 @17:35
Elvis Rexhbeçaj është regjistruar në listën e realizatorëve sot në ndeshjen ndërmjet skuadrave Koln dhe Arminia Bielefeld, që u zhvillua në kuadër të Bundesligës gjermane.
Mesfushori kosovar shënoi golin e tretë të skuadrës së tij në minutën 63’, duke realizuar një solo-akcion të bukur.
Ai me këtë gol kontribuoi në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.
Për Rexhbeçajn ky është goli i tij i tretë në Bundesligë për këtë stinor.