Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA (M): PRISHTINA - RAHOVECI

Superkupa te meshkujt i takon Prishtinës

FOTO / Prishtina

Superkupa te meshkujt i takon Prishtinës


24 September, 2019 @22:25

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Prishtina, duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 91-73, e fitoi Superkupën e sezonit 2019/2020.

a

Ndeshja ishte e ngushtë deri në çerekun e tretë, kurse në 10 minutëshin e fundit, djelmoshat e trajnerit Bujar Loci, e kontrolluan ndeshjen në sulm e në mbrojtje dhe kështu e fituan Superkupën.

a

Te Prishtina, Fahro Alihodzic ishte i pakapshëm në sulm dhe në trapez. Ai luajti me double-double prej 23 pikëve e 12 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Divine Myles me 20 pikë, Mikaile Tmusic me 19 pikë dhe Dardan Berisha me 14 pikë të tjera.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Justin Gray me 17 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga