MEDIA TALK
Takimi i fundit për Dzekon, fut Icardin në pazar
29 July, 2019 @8:13
Saga e Interit për të blerë sulmues ende nuk ka përfunduar, ndërsa marrëveshja e neroazzurvë me Romën për boshnjakun Edin Dzeko është afro 8 milionë euro larg.
Sidoqoftë, Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur sot se për të plotësuar dëshirën e trajnerit të ri Antonio Conte, Inter është i gatshëm që në pazar për kartonin e Dzekos të fut edhe sulmuesin e padëshiruar në ekip, Mauro Icardi.
Pasi që Romelu Lukaku ende duket larg për interistët, ata kanë nisur të kthejnë radarin edhe kah uruguajani i PSG-së, Edinson Cavani, për një rikthim potencial në Serie A!
Sot takimi mes zyrtarëve të Interit dhe Romës do të ndodh. Romakët kërkojnë 20, Inter ofron 12 milionë. Njëri duhet të lëshojë pe, për të arritur te një 15 milionësh të pranueshëm për të dyja skuadrat, ka shkruar Gazzetta dello Sport sot.
Në të kundërtën, full-force Inter i drejtohet sulmuesit të Parisit, Edinson Cavani.