EKSKLUZIVE
Talenti prizrenas provohet te Anadolu Efes
16 August, 2019 @15:02
Një basketbollist i ri nga Prizreni ka fituar mundësinë që të provohet te njëri ndër ekipet më të mëdha turke të basketbollit.
Katërmbëdhjetë vjeçari Auron Villa tashmë ka fituar të drejtën për prova te ekipi turk dhe aktualisht me babain e tij gjendet në Stamboll, derisa po zhvillon stërvitjet e para me Efesin.
Auroni i lindur në vitin 2005 është i gjatë 185 centimetra, ndërsa në Prizren është stërvitur në SHB Mega Basket ku trajner ka pasur Edon Godenin.
Në ditët në vijim Auroni do të qëndrojë në objketet e Anadolu Efesit për të vazhduar ushtrimet, ndërsa në muajin e ardhshëm do të mirret vendimi lidhur me të ardhmen e tij me ekipin në fjalë.