Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIAT ANGLEZE SHKRUAJNË

Tarashaj drejt Premier Ligës

Tarashaj drejt Premier Ligës


30 December, 2015 @18:50

Sulmuesi që shkëlqeu këtë stinor te Grasshopersi, Shani Tarashaj, është rreshtuar në synimet e Evertonit, ka bërë të ditur në një artikull të veçantë për lojtarin The Guardian sot. 

Kontrata 4.5 vjeçare i është ofruar tani më Tarashajt me origjinë nga Prizreni, ndërsa ajo që ka bërë lëvizjen e Evertonit në këtë drejtim është ikja e mundshme e Steven Naismithit drejt Norëich Cityt në afatin kalimtar të janarit. 

Tarashaj ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje për Grasshopersin këtë stinor në elitën zvicerane të futbollit, ndërsa është përfolur si mundësi edhe për përfaqësuesen shqiptare dhe atë kosovare. 

Lojtari 20 vjeçar deri më tani ka përfaqësuar Zvicrën U-21, ndërsa besohet se do të vazhdojë karrierën në rangje të larta të futbollit europian shpejtë. 

“Roberto Martinez e sheh atë si një lojtar kreativ që do të mund të bëjë bujë në Goodison Park,” ka shkruar ndër të tjera artikulli i gazetës në fjalë sot. 


Video



 
Të gjitha lajmet nga