Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Tash e dimë se jemi të fortë

Foto: KB Peja Official

Tash e dimë se jemi të fortë


30 September, 2015 @15:45

Njeriu që u bë lojtar i ndeshjes së Superkupës, Nenad Delic, ka thënë se Peja e kuptoi forcën e vetë në ndeshje me Prishtinën dhe tashmë dëshiron që të vazhdojë kështu deri në fund të stinorit. 

Delic, ka qenë lojtari më i dalluar i Superkupës të cilën e fitoi Peja, duke ia nisur stinorit me trofe. 

“E kemi ditur se sa e fortë është Prishtina, por nuk e kemi ditur sa të fortë jemi ne. Tashmë dëshirojmë që të vazhdojmë kështu deri në fund të stinorit,” ka thënë ndër të tjera kroati që ishte lojtari më i dalluar i Pejës për Kohën Ditore sot. 

Peja shënoi fitore me 6 pikë diferencë ndaj Prishtinës në përballjen e zhvilluar në Karagaç. 


 
Të gjitha lajmet nga