Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAULANT XHAKA

Taulant Xhaka operohet me sukses

Momenti kur ishte lënduar Xhaka në gusht në ndeshjen kundër Shakhtar/ Foto: Getty Images

Taulant Xhaka operohet me sukses


3 February, 2021 @15:36

Mesfushori i Baselit dhe i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është operuar me sukses.

Këtë gjë Xhaka e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka falenderuar të gjithë ata që dhanë mbështetje në këtë kohë të vështirë për rikthimin e tij.

Xhaka është operuar për shkak të lëndimit në ligamentet e gjurit, me ç‘rast pritet t’i mungojë fushave të blerta deri në fund të këtij stinori.

27 vjeçari ndeshjen e fundit zyrtare e kishte luajtur në gusht të vitit të kaluar në Europa League përballë Shakhtarit, kur edhe e kishte pësuar lëndimin.


 
Të gjitha lajmet nga International